Formacioni i mundshëm i maqedonasve ndaj Kosovës.
Kosova do ta zhvillojë një ndeshje historike nesër mbrëma në Shkup ndaj Maqedonisë së Veriut, shkruan Gazeta Express.
“Dardanët” do të luajnë në gjysmëfinale të “play-offit” të Ligës së Kombeve ndaj maqedonasve, të cilët e kanë vetëm një mungesë – futbollistin e Napolit, Elif Elmas.
Trajneri Igor Angelovski, i cili i ka në dispozicion gjashtë futbollistë shqiptarë, e ka tashmë idenë se me cilët futbollistë t’i kundërvihet ekipit Verdhekaltër.
Portali britanik “sportsmole co uk” e ka publikuar formacionin e mundshëm të Maqedonisë së Veriut para ndeshjes që do të luhet të enjten mbrëma në stadiumin “Tose Proeski Arena” duke filluar nga ora 20:45.
Formacioni i mundshëm i Maqedonisë së Veriut: Dimitrievski; Ristovski, Musliu, Velkovski, Alioski; Ademi, Spirovski; Trajovski, Bardhi, Hasani; Pandev.