
Diego Maradona, beson se ai është njeriu i duhur për të trajnuar Manchester Unitedin.
Maradona, mbetet një figurë talljeje në Angli pas golit që shënoi me dorë së tij për Argjentinën, e cila elimioi Tre Luanët nga Kampionati Botëror 1986, përcjell ORAinfo.

“Nëse Manchester [United] ka nevojë për një trajner, unë jam njeriu për t”i udhëhequr ata.
“E di se ata shesin shumë fanella në mbarë botën, por duhet të fitojnë edhe trofe. Unë mund ta bëj këtë për ta.
“Manchester United ka qenë ekipi im i preferuar në Angli për kaq shumë kohë. Kaq shumë lojtarë të mëdhenj dhe një ekip i shkëlqyeshëm nën urdhërat e Alex Ferguson.
“Por tani duhet të them Man City. Unë e di që ju nuk duhet të ndryshoni si kjo, por kjo është për shkak të Kun Aguero. Ne flasim shumë dhe luan në një ekip shumë të mirë”, ka thënë legjenda argjentinase./ORAinfo/