Marash Kumbulla merr lajmin katastrofal

23:15 | 31 August 2020

Konfirmohet më e keqja për Marash Kumbullën.

Federata Shqiptare e Futbollit ka konfirmuar se mbrojtësit Marash Kumbulla nuk do të mund të luajë në dy ndeshjet e ligës së kombeve për Shqipërisë.

Në një komunikim të fundit në faqen zyrtare të institucionit të futbollit shqiptar raportohet se Kumbulla është dëmtuar dhe nuk është në gjendje të rikuperohet në kohë për dy sfidat e para të Shqipërisë për Ligën e Kombeve kundër Bjellorusisë dhe Lituanisë.

Kumbulla shihet si njëri prej lojtarëve që do të mbajnë peshën e kombëtares në të ardhmen.

Këto ditë, sa nuk do të jetë pjesë e Kombëtares, Kumbulla ka të tjera obligime – të vendosë për të ardhmen se ku do të shkojë, deri më tani ka shumë oferta.

Komento: