Marash Kumbulla ka arritur marrëveshje për transferim te Roma nga Verona.
Gianluca di Marzio nga Sy Sport ka njoftuar se mbrojtësi shqiptar sot do të mbërrijë në kryeqytetin Italian për të zyrtarizuar transferimin te klubi i ri, transmeton lajmi.
Roma dhe Verona kanë arritur marrëveshje mbi bazën e huazimit me obligim të blerjes për 30 milionë euro.
Kumbulla do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me Romën deri më 2025 me pagë prej 1.5 milionë euro në sezon plus bonuse të rëndësishme.
Kumbulla sot pritet të mbërrijë në Romë për teste mjekësore dhe nënshkrimin e kontratës.