Maratona e Notit përfundon në tragjedi, ndërron jetë garuesi shqiptar

14:48 | 08 Shtator 2019

Një njarje e rëndësishme ka ndodhur në Sardanë.

Në plazhin e Sarandës është zhvilluar sot eventi i Maratonës Kombëtare të Notit, event që organizohet nga Federata Shqiptare e Notit.

Ky është një aktivitet i hapur, ndaj në këtë garë marrin pjesë notarë nga mosha 10 deri 80 vjeç.

Një nga pjesëmarrësit në këtë turne, një 72-vjeçar nga Lezha, M. Ademi, ka ndërruar jetë pak çaste pasi ka përfunduar garën. Ademi ka marrë pjesë në distancën 500 metra (për veteranët).

Pasi ka dalë në breg, ai nuk është ndier mirë dhe ka humbur ndjenjat. Ndihma e shpejtë i është dhënë menjëherë në plazh të moshuarit, që më pas është transportuar edhe në spital, ku dhe ka ndërruar jetë.

Komento: