Marcelo-Juventus, vjen lajmi “bombë”

13:59 | 15 Dhjetor 2018

U fol e u përfol për një transferim të mundshëm të yllit të Real Madridt, Marcelo në drejtim të Juuventusit, por duket se të gjitha këto janë vetëm thashetheme.

Vetë,Marcelo thotë se kurrë nuk e konsideronte largimin nga Real Madridin për të bërë një lëvizjje në drejtim të Juventusit përcjell ORAinfo.

“Nuk ka hyrë kurrë në mendjen time të largohem dhe të kërkoj një tjetër mundësi”, tha Marcelo për Club del Deportista.

Futbollisti i Brazilit ka qenë i lidhur me një kalim te kampionët e Serie A më parë dhe ish-shoku i tij i Madridit, Cristiano Ronaldo, bisedoi për një lëvizje të mundshme për Marcelo më parë këtë javë.

Por 30-vjeçari tha se duke lënë Santiago Bernabeu nuk ishte diçka që ai kishte menduar ndonjëherë ./ORAinfo/

Komento: