Marcelo po largohet nga Real Madridi?

11:22 | 09 Qershor 2019

Duket se Marcelo nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Real Madridit.

Ylli brazilian i futbollit, Marcelo, është para një dileme të madhe lidhur me të ardhmen e tij.

Marcelo ka filluar ta humb rrolin e tij tek ‘Los Blancos’, me sezonin e kaluar që shpeshherë e gjeti si zëvendësues.

Raportimet e fundit në mediet evropiane bëjnë të ditur se skuadra e Real Madrid është duke kërkuar shërbimet e Ferland Mendy.

Marrëveshja mes Real Madrid dhe Olympique Lyon për Mendy pritet të mbyllet gjatë ditës së martë.

Sipas ‘Marca’, ky transferim do ta lë Marcelon para një udhëkryqi të madh, pasi kjo do të nënkuptonte se ai shihet si lojtar i dytë për krahun e majtë të mbrojtjes.

Në anën tjetër, edhe Reguillon është gati që të rinovojë kontratën me Real Madrid, duke bërë që konkurrenca të jetë shumë e madhe.

Juventus janë skuadra që po kërkojnë për mbrojtës të majtë dhe mund të jenë një destinacion i mundshëm për Marcelo.

Komento: