Marcelo pritet t’i bashkohet sot klubit të Premierligës
Marcelo duket se po bëhet me ekip të ri.
Futbollisti brazilian u nda gjatë kësaj vere me Real Madridin dhe nga ajo kohë është lojtar i lirë.
E tash, mediumi “Spursito” raporton se ish-përfaqësuesi brazilian do të transferohet sot në Premierligë.
Më saktësisht, mbrojtësi i krahut të majtë do t’i bashkohet Leicester Cityt.
Gjithnjë sipas këtij mediumi, veterani brazilian do të nënshkruajë kontratë njëvjeçare me ish-kampionin e Anglisë.
Për 34 vjeçarin spekulohej se mund të përfundonte në Itali, por në fund ai e zgjodhi Premierligën.
Në dekadën e fundit, Marcelo ka qenë njëri prej mbrojtësve të majtë më të mirë në botë.