
Lazio në bisedime me Marcelon.
Ekipi italian, Lazio janë në bisedime me Marcelon.
Marcelo është një lojtar i lirë, pasi i skadoi kontrata me Real Madridin.
Pavarësisht që është i lirë, mbrojtësi brazilian ende nuk ka vendosur në lidhje me të ardhmen e tij.
Disa ekipe janë vendosur pas tij, në mesin e tyre edhe Lazio, transmeton lajmi.
Sipas ‘Gazzetta dello Sport’ ekipi italian kanë nisur bisedimet me Marcelon.
Mbetet të shihet nëse do të arrihet ndonjë marrëveshje në mes dy palëve.