Marcelo tronditë Juventusin, zbulon ku do ta vazhdojë karrierën

08:32 | 09 Mars 2019

Mbrojtësi brazilian, Marcelo kohëve ë fundit është raportuar se do të largohet nga Real Madridi gjatë afatit të verës, përcjell ORAinfo.

Mediat raportonin se ai do t’i bashkohet Cristiano Ronaldos në Juventus. Por një postim i lojtarit brazilian ka shuar të gjitha dilemat.

Ai në faqen e tij zyrtare në Instagram, ka shkruar se do të qëndrojë në Real Madrid.

“Shtëpia ime është këtu”, e ka përshkuar një fotografi gjatë trajnimit të tij me Los Blancos.

Ky qëndrim i lojtarit do të bëjë që Juventus të kërkojë një brojtës tjetër dhe ta harrojë Marcelon. /ORAinfo/

Komento: