Marco Asensio drejt PSG-së, nisin bisedimet

11:56 | 27 Maj 2023

Nisin bisedimet, Asensio drejt PSG-së.

Paris Saint-Germaini raportohet se ka nisur bisedimet për nënshkrimin me Marco Asension.

Spanjolli do të largohet nga Real Madridi pas përfundimit të këtij sezoni, pasi nuk ka pranuar të rinovojë kontratën.

Asensio do të largohet si futbollist i lirë, pasi kontrata aktuale e tij skadon më 30 qershor.

Kësisoj, PSG-ja duket se nuk ka hezituar të nisë menjëherë me përpjekjet për të siguruar shërbimet e tij.

Sipas “ESPN”, parisienët kanë nisur tashmë bisedimet me 27-vjeçarin për ta bindur atë që t’iu bashkohet.

Marrëdhëniet e mira mes Jorge Mendesit, agjentit të Asensios, dhe Luis Campos, drejtorit sportiv të PSG-së, besohet se kanë qenë kyçe në negociatat.

Aston Villa, Juventus dhe Milan kanë treguar gjithashtu interesim për anësorin në muajt e fundit, por propozimi i PSG-së është aktualisht ai që po rezulton më joshës për Asension.

Komento: