Marco Rubio mohon se tërheqja e trupave nga Europa është ndëshkim

13:55 | 22 Maj 2026
marco-rubio-mohon-se-terheqja-e-trupave-nga-europa-eshte-ndeshkim

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se vendimi i Uashingtonit për të zhvendosur gradualisht trupat amerikane nga Evropa nuk është ndëshkim ndaj aleatëve për mungesën e mbështetjes në luftën e SHBA-së me Iranin.

Ai deklaroi se SHBA ka detyrime globale ushtarake dhe shpërndarja e forcave rishikohet vazhdimisht, prandaj ndryshimet në vendosjen e trupave janë “proces i zakonshëm” dhe jo veprim ndëshkues.

“Ky nuk është një veprim ndëshkues, është diçka që po ndodh vazhdimisht,” tha Rubio para gazetarëve, në prag të takimit të NATO-s në Suedi.

Megjithatë, ai shtoi se “zhgënjimi” i Presidentit Donald Trump me aleatët për mungesën e përfshirjes në luftën me Iranin duhet të adresohet, por jo në atë takim konkret, shkruan DW.

Komento: