Marcus Rashford në Barcelonë si transfer i lirë

10:14 | 12 December 2022

Marcus Rashford ka kontratë me “Djajtë e kuq” deri në fund të këtij sezoni, por që United e ka mundësinë që t’ia zgjasë atij edhe për një vit

Sipas asaj që shkruan El Nacional, Barcelona është duke shikuar që ta bëjë një lëvizje për sulmuesin e Manchester United, Marcus Rashford, kontrata e të cilit skadon në fund të sezonit.

Rashford është parë se ka zbuluar formën e tij këtë vit, edhe për klubin edhe për vendin e tij, gjë që ka ndikuar që shumë klube të interesohen për 25 vjeçarin.

Kështu që nuk ka indikacione që ai do të rinovojë me Manchester United.

Barcelona po shikon për një sulmues që mund të luajë në të gjitha pikat e sulmit dhe Rashford është një kandidat ideal dhe një profil i tillë, thekson raporti.

Komento: