
Mariano më në fund ka marrë një vendim.
Lojtari i Real Madrid ka vendosur të kërkojë një klub të ri, duke pasur parasysh mungesën e mundësive në Santiago Bernabeu, ku i ka mbetur edhe një vit nga kontrata e tij, përcjell ORAinfo.
Jose Felix Diaz i ‘Marca’ raporton se 28-vjeçari i ka thënë bordit të Madridit se po kërkon një ekip të ri dhe se do të largohet nëse merr një ofertë tërheqëse nga një klub tjetër.

Mariano mezi e ka pasur rastin të tregojë vlerën e tij te ‘Los Blancos’. Ai ka luajtur vetëm 73 herë në pesë sezone për ekipin e parë, ku ka shënuar 12 gola dhe ka regjistruar dy asistime.
Sezonin e kaluar, Carlo Ancelotti i dha ish-lojtarit të Lyonit vetëm 397 minuta në 11 ndeshje, katër prej tyre si titullar, gjë që është më se arsye e mjaftueshme që ai të kërkojë një shtëpi të re këtë verë./ORAinfo/