Marigona Uka nga Drenica fillon karrierë në Microsoft, një histori suksesi nga Kosova

18:35 | 10 Prill 2026
marigona-uka-nga-drenica-fillon-karriere-ne-microsoft,-nje-histori-suksesi-nga-kosova

Me prejardhje nga Polaci i Skenderajt, Marigona Uka nis një kapitull të ri si Specialiste e Cloud & Inteligjencës Artificiale në gjigantin global të teknologjisë, Microsoft.

Në një kohë kur konkurrenca globale në fushën e teknologjisë është më e fortë se kurrë dhe suksesi kërkon përkushtim të jashtëzakonshëm, një emër nga Kosova po shënon një arritje të rëndësishme në arenën ndërkombëtare.

Marigona Uka ka arritur të sigurojë një pozitë të rëndësishme në gjigantin botëror të teknologjisë, Microsoft, duke u bërë ndër gratë e para nga vendi ynë që ngjitet në nivele të tilla në një kompani kaq prestigjioze.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Marigona, ku ka treguar emocionet për fillimin e rrugëtimit të saj të ri profesional.

“Sot, po filloj një kapitull të ri si Specialiste e Cloud & IA në Microsoft. Jam e emocionuar që po i bashkohem një ekipi kaq të talentuar dhe frymëzues… Pres me padurim të mësoj, të rritem dhe të kontribuoj në gjithçka që po ndërton ky ekip. Gëzuar për fillimet e reja dhe sfidat përpara”, është shprehur ajo.

Suksesi i Marigona Ukës konsiderohet një dëshmi e qartë e punës së palodhshme, disiplinës dhe këmbënguljes për të arritur majat e karrierës në një treg ndërkombëtar shumë kërkues. /Telegrafi/

https://www.linkedin.com/posts/marigona-uka-1b66b0122_microsoft-newjob-cloudcomputing-activity-7445180947211280385-0GZs?utm_source=li_share&utm_content=feedcontent&utm_medium=g_dt_web&utm_campaign=copy

Komento: