
Marina dhe Geti po bëhen prindër.
Marina Vjollca është shkëputur prej javësh nga rrjetet sociale dhe kjo iu kuptua se moderatorja është në pritje të ëmbël.
Prezantuesja e njohur është disa muajshe shtatzënë.
Kurreshtja për çifte kaq të njohura mes tjerash është edhe për emrin që do zgjedhin për fëmijën.
Në vazhdimësi ekziston një ‘garë’ për të gjetur emra unikë e njëkohësisht me domethënie që s’janë dëgjuar (shpesh) më herët.
E mbase, emrin Geti dhe Marina e kanë të gjetur.
Muaj më parë, ata regjistruan biznesin e tyre me emrin “Marget”, një kombinim i tre shkronjave të para nga secili.

Marina sot ka bërë set fotografik me barkë të fryrë, ku do ta ‘shkrijë’ Getin me këtë pamje. /ORAinfo/

