Mario Balotelli vendoset para një sfide të madhe – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Mario Balotelli vendoset para një sfide të madhe

19:07 | 18 Mars 2019

Mario Balotelli duket se është vendosur para një sfide të re, e kjo nga selektori i kombëtares italiane, Roberto Mancini.

Ai po luan në nivele mjaft të larta me skuadrën e Olympique Marseille, por nuk ka fituar ftesën për dy ndeshjet e marsit me Italinë.

Kishte disa reagime për mungesën e emrit të ‘Super Marios’, por Roberto Mancini ka treguar se çfarë duhet bërë.

“Mario nuk është akoma në gjendjen më të mirë për të luajtur me skuadrën kombëtare” ka thënë Mancini, duke e sfiduar sulmuesin që të rifitojë vendin e tij në kombëtare.

“Ai dukshëm është përmirësuar, por ne presim shumë më shumë nga ai. Ai ka filluar të fitojë eksperiencë, është në pikën kulmore të maturisë. Do të merr pakëz kohë” ka thënë tutje selektori italian.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!