Mario Gomez me lamtumirë të ҫuditshme

15:53 | 27 Qershor 2020

Lamtumira e çuditshme e lojtarit të njohur, Mario Gomez.

Sulmuesi legjendar i Kombëtares së Gjermanisë, Mario Gomez, do t’i thotë lamtumirë futbollit.

Të dielën, do të jetë ndeshja e tij e fundit në fanellën e Stuttgartit.

Stuttgart kishte planifikuar për një lamtumirë spektakolare, por shkaku i COVID-19, lamtumira e tij do të bëhet para tribunave boshe.

Gomez ka qenë një nga sulmuesit më të mirë që ka nxjerrë futbolli gjerman viteve të fundit.

Ai gjatë karrierës së tij ka veshur edhe fanellën e Bayern Munich, Fiorentina, Besiktas dhe Wolfsburg.

Komento: