Mario Gotze karrierën do ta vazhdojë te skuadra holandeze, PSV.
Ish reprezentuesi i Gjermanisë ka arritur marrëveshje me skuadrën e madhe holandeze, PSV.
PSV në llogarinë e klubit ka njoftuar transferimin e 28 vjeçarit.
Gotze ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me PSV, teksa ka qenë lojtar i lirë, pas largimit nga Dortmund.
Futbollisti që po largohet për herë të parë nga futbolli gjerman, në të kaluarën ka veshur edhe fanellën e Bayern Munich.