Marketët kosovare po bëjnë dallavere, mbulojnë barkodet e Serbisë, me barkodet e shteteve tjera – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Marketët kosovare po bëjnë dallavere, mbulojnë barkodet e Serbisë, me barkodet e shteteve tjera

13:41 | 31 Dhjetor 2018

Marketet e mëdha kosovare po e shfrytëzojnë festën e Vitit të Ri për t’i shitur produktet e Serbisë.

Vendosja e taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe ka bërë që të rritet prodhimi i produkteve vendore.

Kështu kanë deklaruar disa herë institucionet përkatëse, duke thënë se me këtë rast ka rënë edhe konsumi i produkteve serbe të cilat po i bojkotojnë qytetarët në masë të madhe.

Kjo ka bërë që shumë mallra serb të kenë më të vështirë të shiten, shkruan indeksonline.

Por, në mënyrë që ato të shiten, kanë filluar të bëhen edhe mashtrime nga ana e shitësve.

Kështu, një dyqan në Vushtrri mbi barkodin e Serbisë, ka vendosur një letër me përshkrimin e produktit në fjalë, duke vendosur kështu edhe një barkod të një shteti tjetër, për të mashtruar klientët.

Një lexues ka dërguar një video, ku shihet se si barkodi i Serbisë që fillon me 860, është mbuluar me një barkod tjetër.

Komento: