Marko Gjuriq arrin në veri, kështu pritet nga banorët lokal

12:41 | 28 June 2019

Marko Gjuriq arrin në veri, pritet me duartrokitje.

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka hyrë në territorin e Republikës së Kosovës.

Momentalisht, ai gjendet në Zubin Potok, derisa aty ka mbajtur edhe një fjalim para të pranishmëve.

Aty janë edhe përfaqësues nga Lista Serbe, si dhe kryetari i veriut të Mitrovicës, Goran Rakiq.

Mediat lokale atje kanë raportuar se Gjuriq është pritur me duartrokitje nga njerëzit aty.

Në bazë të asaj që raportohet, afër 100 persona janë mbledhur në vendin ku Gjuriq është duke mbajtur fjalim.

Në Zubin Potok, situata është duke u monitoruar nga afër nga Policia e Kosovës dhe KFOR-i.

Po ashtu, nga ministria e Punëve të Jashtme kanë paralajmëruar, se nëse Gjuriq nuk i përmbahet agjendës së përcaktuar nga leja e dhënë, ai mund të arrestohet.

Komento: