Marko Gjuriq e pranon se aksioni i Policisë së Kosovës në veri i ka dhënë fund kontrabandës.
Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka drejtuar akuza në drejtim të Kosovës duke thënë se kanë krijuar një atmosferë të pakëndshme, duke “arrestuar dhe shtënë me armë ndaj njerëzve të cilët kanë furnizuar pjesën veriore me artikujt bazë për jetesë”.
Këto fjalë ai i ka thënë teksa ka komentuar aksionin e fundi të Policisë së Kosovës, si pasoj e të cilit ranë në pranga disa prej drejtuesve të kontrabandës në veri, përfshirë edhe disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
Ai thotë se përmes këtij aksioni, të cilin e quan edhe të dhunshëm ‘autoritetet e Kosovës kanë shkëputur lidhjet alternative përmes të cilave Serbia furnizonte veriun e Kosovës’.
“Para dy javësh në territorin e Leposaviqit është shtënë me armë automatik ndaj kamionit që po transportonte gjëra ushqimore, ndërsa policia kufitare e ka sulmuar vozitësin, duke u përpjekur t’ia marrë kamionin me gjëra ushqimorë që po shkonte nga Zvecani në Mitrovicë”, ka thënë Gjuriq.