Marko Gjuriq në Kosovë, por ja ҫfarë ndodhi në Gjakovë

20:48 | 06 Janar 2020

Gjuriqi në Kosovë, ndërkohë që në Gjakovë u protestua.

Në dorë e mban fotografinë e serbit që e kishte radhitur për eliminim.

Edhe pas dy dekadave, Agron Binaku, thotë që vazhdon të bëj padi ndaj serbit Predrag Ristiq, i njohur si Pexha.

E bashkë me Binakun, të hënën në Gjakovë protestuan edhe dhjetra gjakovarë, kundër ardhjes së pelegrinëve serb në Kishën ortodokse të këtij qyteti.

E një tjetër protestues, thotë që ata janë kundër fshehjes së kryesve të veprave nën petkun e pelegrinëve.

Ndërkohë, nga shoqata “Thirrjet e Nënave”, kërkuan zbardhjen e fatit e të pagjeturve.

Se pelegrinët serbë nuk do të vijnë as këtë vit, e thonë nga Policia e Gjakovës.

E përderisa pelegrinët serb nuk erdhën në Kosovë, këtë e bëri dikush tjeter.

Shefi i të ashtuquajturës Zyre për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, qëndroi në veri të vendit gjatë të hënës.

Për dallim prej herave të tjera, Gjuriq me rastin e kremtimeve të Krishtlindjeve Ortodokse, kërkoi leje nga institucionet e Kosovës.

Ndërkohë, dritën e gjelbër për të hyrë në Kosovë, e mori nga Ministria e Punëvë të Jashtme.

Nga kjo ministri, kërkuan njëjtë të veproj edhe shteti serb, duke filluar me lirimin e Nezir Mehmetajt, që po mbahet në qendrën e ndalimit në Beograd.

Komento: