Marko Gjuriq: Prishtina po bën përpjekje të mëdha për ta ndërprerë dialogun

09:48 | 13 Tetor 2020

Gjuriq: Prishtina po bën përpjekje të mëdha për ta ndërprerë dialogun.

Ambasadori i ri i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq, ka thënë se Kosova është duke bërë përpjekje për ta ndërprerë procesin e dialogut në mes të dyja palëve.

Sipas tij Prishtina nuk është duke dashur rezultate nga ky proces, për të cilin, ai ka njoftuar se sot në Beograd do të ketë një takim me përfaqësuesit politikë serbë nga Kosova, në të cilin do të diskutohet për përgjigjen që do të japë pala serbe, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Për të pohimi i Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, se Prishtina zyrtare nuk do të pranojë të bëhen negociata shtesë rreth Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, përçon një mesash të papërgjegjësisë.

Komento: