Marko Gjuriq sot në Kosovë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Marko Gjuriq sot në Kosovë

08:43 | 29 Janar 2019

Marko Gjuriq sot do ta vitizojë Kosovën, me ç’rast do të takohet me studentën në Mitrovicë të Veriut.

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, sot pritet të vijë në Kosovë.
Gjuriq sot do të mbajë një takim në Qendrën e Studentëve në Mitrovicën e Veriut.

Qëndrimi i Marko Gjuriqit në Kosovë është paraparë të mbahet nga data 29 deri më 31 janar.

Pas takimit në Qendrën e Studentëve, Gjuriq do të vizitojë edhe Manastirin në Banjskë.

Kallxo merr vesh se për vizitën e tij, Marko Gjuriqit i është dhënë leje nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës.

Komento: