Hiqen ndalesat për zyrtarët serbë, Marko Gjuriq dhe një ministër vijnë në Kosovë.
Drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq dhe ministri i Arsimit serb, Mladen Sarceviq të premten pritet të vizitojnë Kosovën.
Gjuriqit dhe Sarceviqit iu është aprovuar kërkesa nga ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës. Këtë për lajmi net e ka konfirmuar këshilltari i i Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj.
“Kanë qenë kërkesa standarde jo të jashtëzakonshme. I kemi aprovuar të dyja dhe janë proceduar sipas rregullave dhe sipas marrëveshjes”, ka thënë Zyberaj.
Arsyeja e kësaj vizite, është festa e Vidovdanit e cila festohet më 28 qershor ku shumë qytetarë nga Serbia vijnë në veri dhe Gazimestan.