Maroku bën kërkesë për Brahim Diaz

22:47 | 15 November 2022

Maroku shpreson në një goditje të madhe para fillimit të Kupës së Botës, bën kërkesë për Brahim Diaz.

Sulmuesi anësor i Milanit, Brahim Diaz ka 17 paraqitje për skuadrën këtë sezon, ku ka shënuar katër gola dhe ka dhënë një asistim.

Diaz është në huazim dyvjeçar nga Real Madridi, i cili skadon qershorin e ardhshëm.

Përveç pasaportës spanjolle, Diaz ka edhe një marokene, sepse babai i tij i ka rrënjët në atë vend.

Në Marok, ata besojnë se Diaz mund të marrë shpejt lejen e FIFA-s për të luajtur në Kupën e Botës. Maroku ndeshjen hapëse e ka kundër Kroacisë, e cila do të luhet pas tetë ditësh.

Diaz nuk mori një thirrje nga Luis Enrique dhe Spanja dhe mund të zgjidhte një kombëtare të re në minutën e fundit.

Lëndimi i sulmueses Amine Harit i hap një vend shtesë në vijën sulmuese të kombëtares përzgjedhësit Walid Regragui.

Diaz nuk ka luajtur kurrë për Marokun, dhe ai ka një paraqitje për Spanjën në një miqësore kundër Lituanisë në vitin 2021, kur shënoi edhe një gol.

Maroku thuhet se i ka dërguar një ftesë dhe tani i takon atij nëse do të luajë në Botëror.

Komento: