Maroku shkakton “tërmetin” e radhës në Botëror, eliminon Portugalinë dhe kalon në gjysmëfinale
Maroku vazhdon të shkaktojë befasi në këta Kampionat Botëror, duke i eliminuar rend favoritët.
Pasi eliminoi Spanjën në 1/8 e finales, tani Maroku ka arritur të eliminojë edhe Portugalinë në çerekfinale.
Ata triumfuan minimalisht 1:0 për ta prekur gjysmëfinalen e Kupës së Botës.
Minutat e parë të ndeshjes u administruan nga Portugalia, e cila pati edhe disa raste të mira shënimi.
Më pas, Maroko e mori iniciativën dhe e gjetën golin në minutën e 42-të, kur En Nesyri realizoi bukur me kokë.
Në komplet pjesën e dytë, Portugalia sulmoi me të gjitha forcat për ta gjetur golin e barazimit.
Megjithatë, mbrojtja e Marokut nuk u thye asnjëherë në fazën defanzive.
Kësisoj, Maroku vazhdon të bëjë befasi në këtë Botëror. Pasi eliminoi Spanjën, marokienët eliminuan edhe Portugalinë, teksa në gjysmëfinale do të takohet me fituesin e duelit mes Francës dhe Anglisë.