
Inter siguron dy përforcimet e para për merkaton e verës.
Marotta nuk pret, që tani po mendon sesi do ta forcojë skuadrën për sezonin e ardhshëm.
Calciomercato, raporton se Inter ka gati dy goditjet e para për merkaton e verës, operacion ky që do ti kushtojë zikaltërve 40 milionë euro.
Inter do të aktivizojë opsionin e blerjes prej 15 milionë eurove për Akanjin, ndërsa përforcimi tjetër do të jetë Aleksandar Stankovic nga Club Brugge për 25 milionë euro.