Marotta s’ka të ndalur: Inter po e transferon yllin e Romës

09:39 | 06 Korrik 2022

Gati transferi e rradhës: Marotta transferon yllin e Romës te Interi.

Beppe Marotta nuk ka të ndalur.

Inter është njëra nga skuadrat më aktive këtë merkato duke zyrtarizuar Lukakun, Asllanin, Onanan dhe Mkhitaryan.

Por Neroaxurët nuk e kanë ndërmend të ndalen me kaq, pasiqë në Meazza priten edhe disa përforcime për sezonin e ardhshëm.

Mediat italiane, kanë lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Neroaxurët synojnë transferimin e Marash Kumbullës nga Roma.

Marotta e ka piketuar Kumbullën si zëvendësuesin ideal të Milan Skriniar, i cili është pranë largimit nga Meazza.

Kumbulla ka kontratë me Romën deri në vitin 2025 dhe për të siguruar shërbimet e tij Inter do të duhet të paguaj më së paku 15 milionë euro.

Komento: