Marrdhëniet Kosovë-SHBA, të hënën Prishtinën e viziton një zyrtare e lartë e Shtëpisë së Bardhë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Marrdhëniet Kosovë-SHBA, të hënën Prishtinën e viziton një zyrtare e lartë e Shtëpisë së Bardhë

17:39 | 15 Mars 2019

Taksa kundër Serbisë, ka bërë “namin” në shumë vende të mëdha të Evropës, por edhe jashtë saj.

Rezistenca e kreut të Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, për të mos pranuar kërkesat e SHBA-së për heqje të taksës ndaj produkteve të Serbisë, është thënë se ka acaruar raportet ndërmjet Prishtinës dhe Washingtonit.

Një gjë e tillë ishte pohuar edhe nga diplomati amerikan, Mathew Palmer. Por edhe përkundër kësaj, Prishtinën të hënën e viziton , e cila do të jap një donacion për Kosovën.

Ndihmëssekretarja e Shtetit për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatim të Ligjit, Kristen D. Madison, do të vizitojë Prishtinën me 18 mars, duke konfirmuar kështu se taksa nuk ka zbehur raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Madison në Kosovë do të vijë me qëllim të dorëzimit të një donacioni për Agjencinë Kosovare të Forenzikës.

Lajmi për këtë është konfirmuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.

“Ndihmëssekretarja Madison në Prishtinë me 18 mars. Ndihmëssekretarja e Shtetit e SHBA-ve për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimin e Ligjit (INL), Kirsten D. Madison, do të vizitojë Kosovën. Ndihmëssekretarja do të dorëzojë një donacion për Agjencinë Kosovare të Forenzikës”, thuhet në njoftimin e Ambasadës

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!