“Marre”, protestuesit lëshojnë audio incizimet e Arlinda Zekajt me togerin Faruk Muqolli

17:10 | 29 Tetor 2026

Protestuesit kanë lëshuar audio incizimet nga komunikimi i Arlinda Zekajt me togerin e Policisë së Kosovës, Faruk Muqolli.

Aty tashmë e ndjera i kërkon ndërmarrjen e veprimeve institucionale për rastin e saj, derisa Muqolli ndër të tjerash i kishte thënë viktimës, se “nuk e ka obligim të merret me të’’.

Në këtë bisedë Zekaj dëgjohet duke e paralajmëruar togerin Muqolli për rrezikun e vrasjes së saj, ndërsa i drejtohet edhe me fjalët “Faruk të lutna”.

Protestuesit thirren “marre”, ndërsa ma herët kërkuan edhe burgosjen e tij.

Muqolli është suspenduar sot.

Komento: