Arsenali raportohet se është gati për të thyer rekordin e klubit, për të transferuar Declan Rice nga West Ham United.
Sipas gazetarit të afërt me klubin, Chris Wheatley, “Topçinjtë” janë afër nënshkrimit me reprezentuesin anglez.
Të dy palët thuhet se besojnë se një marrëveshje do të arrihet së shpejti, me tarifën përfundimtare të transferimit që pritet të kalojë shifrën prej 100 milionë funtesh- duke përfshirë edhe bonuset.
Rice është objektivi kryesor i Arsenalit këtë verë, bashkë me dy mesfushorët tjerë; Mosies Caicedo dhe Ilkay Gundogan.
24-vjeçari me West Hamin ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit të ardhshëm.
Për Rice interesim ka shfaqur edhe Bayern Munichi, por tani duket se ai përfundimisht do të mbetet në Premierligë – duke nënshkruar me Arsenalin.