Marrëveshja afër finalizimit, Santos pritet të drejtojë kombëtaren e njohur evropiane

16:39 | 23 January 2023

Fernando Santos mund të fillojë një aventurë të re, duke drejtuar Kombëtaren e Polonisë.

Gazetari i njohur, Fabrizio Romano, ka raportuar se tashmë mes palëve një marrëveshje është afër.

Polonia thuhet se po i afrohet marrëveshjes me Santosin, me një kontratë që pritet të jetë e vlefshme deri në qershor të vitit 2026.

Ish-trajneri i Portugalisë thuhet se tani po diskuton detajet përfundimtare për të kompletuar marrëveshjen.

Nëse arrihet marrëveshja, 68-vjeçari do të bëhej pasardhës i Czeslaw Michniewicz, me të cilin Federata polake ndërpreu bashkëpunimin shkaku i rezultateve jo të mira në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Santos është i lirë që nga dhjetori i vitit të kaluar, kur u largua nga pozita e trajnerit te Portugalia pas eliminimit në Kupën e Botës.

Komento: