Marrëveshja është arritur: Ky është super transferi i Milanit

08:58 | 27 Maj 2021

Marrëveshja është arritur: Milan siguron transferin e dytë për merkaton e verës.

Rosonerët kanë siguruar përforcimin e dytë për sezonin e ardhshëm.

Te Milan kanë filluar të punojnë për skuadrën e sezonit të ardhshëm. Maldini sot ka konfirmuar largimin e Donnarummas, ndërsa vendin e italianit do ta zërë Maignan.

Calcio Mercato, raporton se Milan ka siguruar sot goditjen e dytë për merkaton e verës.

Rosonerët kanë arritur marrëveshje me Olivier Giroud. Sulmuesi francez do të firmos kontratë dy vjeçare me pagë rreth 4 milionë euro në sezon.

Giroud do të transferohet në San Siro me parametra zero, ndërsa zyrtarizimi do të bëhet javën e ardhshme.

Komento: