Marrëveshja Kosovë-Mal i Zi për hapësirën ajrore, Kurti: Hap i rëndësishëm, shkurton rrugën për 15 minuta

11:17 | 14 April 2023

Është nënshkruar marrëveshja bilaterale mes Kosovës dhe Malit të Zi, për korridorin e qiellit të hapur, me të cilin parashihet lejimi i shfrytëzimit të hapësirës ajrore të Malit të Zi, nga aeroplanët që fluturojnë nga Aeroporti i Prishtinës.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes kryeministri Albin Kurti ka pohuar se ky është një hap i rëndësishëm dhe domosdoshëm.

Me këtë marrëveshje sipas tij, shkurtohet rruga për 15 minuta.

“Ky është një hap i rëndësishëm dhe i domosdoshëm. Marrëveshja ofron mundësi të reja si dhe shkurtimin e rrugëve ajrore për 15 minuta. Një kompani ajrore e cila ka pasur 4 fluturime brenda ditës me këtë marrëveshje mund ta shtoj dhe një fluturim. Deri tani korridoret shfrytëzoheshin vetëm për fluturimet e Natos”, tha ai, ndër të tjera.

Ndërkaq, kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka thënë se janë në rrugë të duhur për disa projekte me shtetin e Kosovës, të cilat ai i ka quajtur historike.

Ai tha se bëhet fjalë për disa projekte të rëndësishme infrastrukturore.

“Është nder i madh që jemi sot në Prishtinë. Raportet mes Kosovës dhe Malit të Zi janë për shembull. Ne vijmë me mesazhin e paqes dhe prosperitetit. Sot diskutuam për disa projekte të rëndësishme infrastrukturore.

Komento: