Marrëveshja Kosovë-Serbi, nesër Stoltenberg e pret Lajçakun

21:26 | 30 Shtator 2021

Për marrëveshjet Kosovë-Serbi, nesër do të diskutohet në selinë e NATO-s.

Në Bruksel, Kosova dhe Serbia janë pajtuar që të hiqen bllokadat nga serbët afër pikave kufitare të Jarinjës dhe Bërnjakut, por nga ajo pjesë të largohet edhe Policia Speciale e Kosovës. Po ashtu, palët janë pajtuar të vendosjen e etiketave ngjitëse në veturat që hyjnë nga Kosova në Serbi dhe anasjelltas.

Lidhur me këtë, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do të takohet me emisarin special të BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Takimi do të mbahet në selinë e NATO-s, raporton Gazeta Express.

“Ditët e fundit, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg foli me Presidentin Vuçiç dhe Albin Kurti për nevojën e de-përshkallëzimit, shfaqjes së përmbajtjes dhe kthimit në dialog; dhe mezi presim që Nesër të kemi Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor Miroslav Lajčák, ku do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg dhe Këshillin e Atlantikut të Veriut”, thuhet në komunikatën e NATO-s për media.

Tutje thuhet se NATO vazhdon të mbështesë fuqishëm dialogun nga BE-ja dhe përpjekje të tjera që synojnë normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës.

“Kjo është rruga e vetme drejt arritjes së një marrëveshjeje të qëndrueshme politike për rajonin dhe është çelësi për stabilitetin në të gjithë rajonin”, thuhet në komunikatë.

Komento: