Në Davos të Zvicrës, të mërkurën është nënshkruar Marrëveshja për Tregtinë e Lirë mes shteteve anëtare të EFTA-s dhe Republikës së Kosovës.
Lidhur me këtë ka reaguar kryeministri i vendit, Albin Kurti përmes një statusi në rrjetin social në Facebook.
”Ditë historike në Davos – nënshkruam Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë me shtetet anëtare të Shoqatës Evropiane të Tregtisë së Lirë (EFTA). Jemi vendi i vetëm në rajon që me shtetet e EFTA-s kemi marrëveshje edhe për tregti të mallrave edhe të shërbimeve”, ka shkruar Kurti.
Ajo paraqet kapitull të ri të forcimit të lidhjeve dhe shkëmbimeve ekonomike ndërmjet republikës sonë dhe Islandës, Lihtenshtajnit, Norvegjisë dhe Zvicrës, mundësi të madhe për prodhuesit dhe kompanitë vendore si dhe shtysë të fuqishme për zhvillimin e hovshëm ekonomik të vendit, ka shtuar Kurti.