Marrëveshja me Nokia-n, Telekomi kërkon mbështetje nga Qeveria

15:30 | 15 January 2019

Në mbledhjen e Qeverisë, kabineti qeveritarë ka marr një raport informues rreth gjendjes në Telekomin e Kosovës.

Bedri Istrefi ushtrues detyre i Telekomit ka njoftuar kabinetin qeveritar për gjendjen e Telekomit ku edhe ka kërkuar ristrukturim të pozitave ne këtë kompani.

Ai potencoi nevojën për ndihmë nga Qeveria e Kosovës, për marrëveshjen ndërmjet Telekomit dhe operatorit Nokia.

“Kemi sfida të shumta që lypset angazhim i të gjithë aktorëve. Siç dihet zhvillmini govshen teknologjik kanprekur edhe kompaninë tonë. Vala mbulon 98% të territorit mbi 75% e mbulon me shërbime të 4G dhe LTE. Momentalisht Telekomi që tre vite nuk kemi kontrate të mirëmbajtjes. Kemi pas negociata me operatorin Nokia dhe është e pamundshme me menduar për zgjedhje të ndonjë operatori tjetër. Në këtë kontrate bëjnë pjesë 3 pika kyçe për nënshkrim të kontratës: mirëmbajtja e sistemeve. Ne kërkojnë nga ju mbështetje që të nënshkruajmë këtë kontrate. Që të gjitha shërbimet e sigurimit kombëtarë shfrytëzohen nga ne”, tha Istrefi, raporton Ekonomia Online.

Sipas Istrefit, nëse bien shërbimet e Telekomit, bien edhe interesat e sigurisë kombëtare. Ai kërkoi nga Qeveria nëse ndahen 6.9 milionë euro për marrëveshjen me operatorin Nokia.

“Nëse bien shërbimet tona bien edhe interesat e sigurisë kombëtare. Nuk rrezikojmë vetëm 2500 familje aty brenda por edhe qytetarët. Duhet edhe ristrukturimi me i shpejt i kompanisë. Hera e fundit e rikonstrukturimit ka qenë në vitin 2005-2006, sot kemi pozita fantome që nuk do të duhej të ekzistonin. Telekomit të Kosovës nuk ka krizë siç është paraqitur në publik. Nëse na ndani 6.9 milion euro lidhur me operatorin Nokia atëherë edhe ne mund të ju ndihmojmë në buxhet”, tha Istrefi.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj tha se qeveria është e interesuar që telekomi të punoj me profit.
“Jemi të interesuar që qeveria me ju përkrah në një plan biznesi qe e kthen kompaninë ne kompani profitabile. Ne ju përkrahim me NOKIA-n, ne nuk kemi parapa me ju nda pare por mund të ju ofrojmë garanca tjera. Presim qe ju të jeni konkret në kërkesat e juaja dhe të mos e vononi kompaninë. Ne kemi nevojë qe të kthehet për së mbari këtë kompani”, tha Haradinaj.

Komento: