Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, cilat janë pengesat? – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, cilat janë pengesat?

19:30 | 20 Dhjetor 2019

Cilat janë pengesat e zbatueshmërisë së marrëveshjes Kosovë-Serbi.

Në Klan Kosova sonte është debatuar rreth marrëveshjeve të nënshkruara në mes të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Brukselit zyrtar.

Gazmend Abrashi, këshilltar i Kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova ka marrë pjesë në Këshillin për Bashkëpunim Rajonal, Procesin e Berlinit dhe ka marrë pjesë në të gjitha samitet, por pavarësisht nënshkrimit të marrëveshjeve me Beogradin ka pasë shumë telashe që kanë rrjedh pastaj.

“Ka disa marrëveshje që i kemi bërë me Beogradin që përkundër që i kemi nënshkruar janë impelemtuar parcialisht”, ka thënë Abrashi, njofton Klan Kosova.

“Kemi shkruar mbi 50 letra CEFTA-as dhe kemi kërkuar nga Serbia t’i respektojë marrëveshjet. Kur e kemi vënë taksën 100 përqind si pasojë e fushatës së Serbisë; presionit për mosnjohje dhe mospranim në asnjë institucion ndërkombëtar që ka qenë kundër asaj që jemi marrë vesh në Bruksel”.

Jelica Miniq nga “Belgrade Security Forum” ka thënë se është e vërtetë që nisma për implementimin e përfaqësimit rajonal të Kosovës po hasë në më shumë pengesa të Serbisë.

“Por edhe në anën tjetër, nuk mund të mos e them, e kemi edhe këtë tarifën 100 %, e cila i ka shkundur jo vetëm marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë, por edhe me Bosnjën e Hercegovinën dhe tjetra është se këto marrëdhënie janë reflektuar edhe te veprimtaria e disa nismave të tjera, siç është rasti i opstruimit të një Konference rajonale të të rinjve nga ana e Serbisë, që është dashur të mbahet në Prishtinë”.

“Gjithçka që pengohet ose bllokohet nga Serbia apo nga Kosova, ndikon te krejt ajo që bëhet në Rajon, kështu që pavarësisht se sa është zhvilluar suksesshëm bashkëpunimi rajonal, marrëdhëniet e Serbisë dhe Kosovës janë tejet të rëndësishme edhe për gjithë vendet e tjera të rajoni”, ka thënë Miniq.

“Kjo do të thotë se cilido problem që do të paraqitet te këto dy vende, do të ndikoj edhe te vendet e tjera të rajonit”.

Ndërkaq për Zvezdana Kovaq, aktiviste e shoqërisë civile kompromisi është i domosdoshëm për zgjidhje të cilitdo konflikt dhe duhet të jetë i dyanshëm.

“Nuk ka zgjidhje të konfliktit kur vetëm njëra palë është e kënaqur. Unë nuk dua që të hyjë më shumë te shkaqet dhe arsyeshmëritë por dua që t’i shohim pasojat, të shohim ngadalësimin e procesit të pajtimit dhe të bashkëpunimit rajonal, të cilin kjo gjendje e ka sjellë në nivelin më të ulët të mundshëm”.

“Kjo do të thotë se duhet që të kemi sa më shumë kompromise dhe sa më shumë brengosje për qytetarin e rëndomtë, sepse mendoj që pushtetet, si te njëra palë ashtu edhe te tjetra, më shumë po merren me vetveten dhe shumë pak po kujdesen për qytetarët e vet. Në fund të fundit, kur i bëni krejt llogaritë, qytetarët janë ata që e pësojnë”, ka thënë Kovaq.

“Në këtë rajon ende nuk kemi pajtim, edhe pse nga lufta kanë kaluar tashmë 2 apo 3 dekada, që në kontekst historik nuk do të thotë një kohë shumë e gjatë, por për jetën e të rinjve tanë, është një kohë tejet e rëndësishme. Dhe tash shtrohet pyetja se si të vijmë te pajtimi. Përmes dialogut dhe dialogu përmes gatishmërisë për kompromise, përmes të menduarit kritik, për tolerancë sepse krejt kjo nuk relativizon gjithë atë që ka ndodhur, por e kundërta na mbanë peng të gjithë asaj që ka ndodhur më parë”.

Për aktivisten tjetër të shoqërisë civile, Donika Emini, bashkëpunimi rajonal është projekt i BE-së.

“Nuk është diçka që ka ardh organikisht nga shtetet e Ballkanit Perëndimor. Problemi i parë pse nuk bashkëpunohet, sepse ende nuk është kuptuar bashkëpunimi rajonal. BE nuk ka kohë të merret me neve”.

“Zgjerimin e kanë në plan të dytë, d.m.th ne nuk jemi prioritet. Ne i kemi problemet biletarelae që i vënë para bashkëpunimit rajonal. Në procesin e Berlinit Kosovës i është dhënë e drejta për përfaqësim të barabartë dhe Kosova e ka humbur këtë të drejtë. Kosova ka rënë në plan të dytë” është shprehur Emini.

Komento: