“Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, nuk është afër”

18:40 | 21 December 2018

Duket se një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë nuk është afër.

Ky është cilësimi që ish-ambasadori gjerman, Wolfgang Ischinger po u jep negociatave mes Prishtinës dhe Beogradit, transmeton lajmi.net.

Këto komente ai i bëri në një postim në Tëitter, përderisa ka komentuar letrën që presidenti i SHBA-ve, Donald Trump i ka dërguar presidentit Thaçi.

Por sipas tij, nëse ky konflikt, tashmë i ngrirë zgjidhet nga SHBA-të, atëherë kjo duhet të festohet në Evropë, dhe jo në Shtëpinë e Bardhë.

“Një konflikt evropian, i zgjidhur nga Trump e i festuar në Shtëpinë e Bardhë? Duket se ende nuk jemi aty. Por nëse arrihet një zgjidhje, a mund ta festojmë në Evropë? Dhe jo në Uashington si në vitet e 90-të?”, ka shkruar Ischinger.

Kujtojmë, se Trump u dërgoi letër presidentit Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksander Vuçiq, të cilëve u bëri thirrje që mos ta humbin këtë mundësi historike për arritjen e një marrëveshje të obligueshme

Komento: