Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë në Washington, ky është qëndrimi i kancelarti austriak – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë në Washington, ky është qëndrimi i kancelarti austriak

12:50 | 19 Shtator 2020

Kancelari austriak, Sebastian Kurz e ka vlerësuar lartë marrëveshjen e Washingtonit, ndërsa i ka përgëzuar liderët e Kosovës dhe Serbisë për gatishmërinë e bashkëpunimit, nga i cili sipas tij përfitojnë të gjitha shtetet e rajonit.

Shefi i qeverisë vjeneze, këto komente i bëri pas takimit që pati në Bernë me presidenten e konfederatës së Zvicrës, Simonetta Sommaruga.

Sipas tij, tash u mbetet palëve që ta respektojnë dhe zbatojnë këtë marrëveshje, e paashti edhe ato të nënshkruara në Bruksel.

Kurz iu bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që ta harrojnë të kaluarën e hidhur, dhe të mendojnë për të ardhmen.

Komento: