Policia e Kosovës dhe Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës po prezantojnë të arriturat e marrëveshjes për personelin policor.
Sipas të dhënave, janë kryer 3 mijë e 78 kontrolla sistematike për policët, kontrolla këto që janë bërë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Gjithashtu, janë kryer edhe 2 mijë e 148 kontrolla psikologjike për policët e rinj.