Marrëveshja në Uashington, vjen reagimi i BE’së

17:15 | 06 Shtator 2020

BE reagon pas marrëveshjes së arritur në Uashington.

Për Bashkimin Evropian, secila gjë për të cilën ka pajtim mes Kosovës dhe Serbisë, duhet të jetë në përputhje me rregullat e bllokut.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Çështje të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Peter Stano ka thënë se BE-ja është duke pritur informata të mëtejme prej partnerëve të saj, përfshirë rreth asaj se si zotimet e bëra do ta ndihmojnë Kosovën dhe Serbinë në avansimin e shtegut të tyre evropian.

Ai i është referuar Marrëveshjes së Ëashingtonit dhe ceremonisë së nënshkrimit nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në Ëashington, të premten.

“Palët kanë gjetur pika të përbashkëta se si t’i adresojnë çështjet e ndryshme në kuadër të normalizimit të raporteve të tyre. Palët duhet të flasin për veten rreth çështjeve në dokumente. Për BE-në, gjithçka për të cilën arrihet pajtim, duhet të jetë tërësisht në përputhje me EU acquis, rregullat dhe ligjet tona, ashtu si edhe t’i kontribuojë stabilitetit rajonal”, i ka thënë ai për Kohën.

Komento: