Katër vite më parë është bërë nënshkrimi i marrëveshjes për drejtësi në mes Prishtinës dhe Beogradit.
Kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Isa Mustafa dhe ai serb Aleksandër Vuçiq, kishin arritur që të nënshkruanin marrëveshjen për drejtësi.
Marrëveshja ishte arritur rreth orës 2 pas mesnatës, kështu kishte njoftuar ndërmjetësuesja Federica Mogherini.
“Rezultat i mrekullueshëm në rifillimin e dialogut Beograd – Prishtinë! Faleminderit të dyja palëve”, kishte shkruar ajo në Twitter.
Pas takimit ish kryeministri Mustafa kishte thënë se marrëveshja mundëson funksionimin e sistemit unik të drejtësisë në Kosovë.
I pyetur nëse ishin diskutuar tema të tjera në dialog, Mustafa kishte deklaruar se nuk ka pasur kohë për të tilla.