Marrëveshja për targa, Hovenier: E rrit sigurinë dhe avancon përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve

09:03 | 24 November 2022

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka mirëpritur arritjen e marrëveshjes për targa mes Kosovës e Serbisë, mbrëmë në Bruksel.

Hovenier ka thënë se e vlerëson qasjen konstruktive dhe fleksibilitetin që rezultoi në këtë marrëveshje të rëndësishme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kjo marrëveshje rrit sigurinë dhe avancon përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve, shkruan Hovenier.

“Vlerësojmë qasjen konstruktive dhe fleksibilitetin që rezultoi në këtë marrëveshje të rëndësishme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshja rrit sigurinë dhe avancon përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve”, ka shkruar ai.

Hovenier ka shpërndarë postimin e Ned Price, zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili e quan hap gjigant përpara arritjen e marrëveshjes për targa në Bruksel.

“Ne mirëpresim vendimin e palëve për të vënë interesat e të gjithë njerëzve të tyre në krye të vendimmarrjes dhe të ndërmarrin hapa për të përmirësuar jetën e përditshme të qytetarëve të tyre. Të dy palët bënë një hap gjigant përpara sot, me lehtësimin e BE-së, drejt garantimit të paqes dhe stabilitetit në të gjithë rajonin. Shtetet e Bashkuara përshëndesin negociatat konstruktive dhe inkurajojnë përparimin e mëtejshëm drejt normalizimit të marrëdhënieve”, u tha në deklaratë.

Komento: