Marrëveshja për të burgosurit, grupi punues nga Danimarka do të vijë në Kosovë

21:34 | 20 Shkurt 2022

Muaj më parë Danimarka arriti një marrëveshje me Kosovën.

Grupi punues nga Danimarka pritet të vijë së shpejti për detajzim të mëtutjeshëm të marrëveshjes, teksa do të finalizohet marrëveshja për transferimin e rreth 300 të burgosurve nga Danimarka në Kosovë.

Kosova dhe Danimarka janë dakorduar qysh vitin e kaluar, që kësaj të fundit t’i sigurohen 300 vende për të burgosurit.

Por, që të finalizohet kjo cështje në mes të Kosovës dhe Danimarkës, një delegacioni nga këta të fundit pritet të vijë për një vizitë e cila ka për qëllim ta qartësojë këtë marrëveshje, para se ajo të kalojë në Kuvendin e Kosovës.

Zëvendesdrejtori i Shërbimit Korrektues i Kosovës, Ali Gashi, tregon se deri më tani janë kryer disa vizita nga grupi punues nga Danimarka, ndërsa shprehet i gatshëm ta zbatojë marrëveshjen, në momentin që kjo e fundit kalon në Kuvend.

E, sfidë në Qendrat Korrektuese mbetet edhe numri i personave me çrregullime mendore, për cka po kërkohet staf shtesë.

Sipas Gashit, janë 62 të mitur që janë aktualisht të burgosur, ku 52 nga ta janë në Qendrën Korrektuese për të mitur në Lipjan.

Sa i përket marrëveshjes Kosovë – Danimarkë, ajo u arrit në dhjetorin e vitit të kaluar, me c’rast Kosova do t’i kishte të disponuara 300 qeli për po aq të burgosur me rrezikshmëri jo të lartë që vijnë nga Danimarka.

Komento: