Marrëveshja për transferimin e të burgosurve në Kosovë – Ministri danez kërkon votat e opozitës

21:33 | 12 Shkurt 2024
marreveshja-per-transferimin-e-te-burgosurve-ne-kosove-–-ministri-danez-kerkon-votat-e-opozites

Ministri i Drejtësisë së Danimarkës, Peter Hummelgaard, ka zhvilluar takime sot me opozitën e Kosovës. Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, thotë se të njëjtin e ka njoftuar se partia e tij nuk merr pjesë në votimin e pikave në Kuvend të cilat sillen nga ana e Qeverisë, përfshirë edhe Marrëveshjet Ndërkombëtare.

Në një postim në Facebook-un e tij, Krasniqi thotë se:

“Delegacionin e lartë nga Danimarka e njoftova për zhvillimet e fundit në Kosovë, sfidat dhe rreziqet me të cilat po ballafaqohet vendi, si dhe qëndrimet e PDK-së në lidhje me to. Mysafirëve ua shpreha qëndrimin që Partia Demokratike e Kosovës kërkon sa më parë zgjedhje të reja të parakohshme dhe se aktualisht nuk merr pjesë në votimin e pikave në Kuvend të cilat sillen nga ana e Qeverisë, përfshirë edhe Marrëveshjet Ndërkombëtare”.

Komento: