“Marrëveshja VV-LDK do të ketë shije të hidhët” – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

“Marrëveshja VV-LDK do të ketë shije të hidhët”

00:00 | 21 Dhjetor 2019

Ende nuk është arritur marrëveshja mes LDK-së dhe VV-së.

Analisti dhe njohësi i çështjeve politike në vend, Shkëlzen Maliqi, beson se Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës mund të arrijnë një marrëveshje për bashkëqeverisje.

Ai ka thënë se një marrëveshje e tillë do të ketë shije të hidhët për palën që do t’i nënshtrohet shantazhit.

Sipas Maliqit, VV’ja dhe LDK’ja fazën finale të negociatave për ndarjen e posteve e kanë kthyer në Pazar dhe kushtëzime joparimore.

Maliqi ka thënë për “Epoka e re” se nëse nuk ka marrëveshje mes këtyre dy partive, alternativë reale janë zgjedhjet e reja.

Komento: