
Në orët e mbrëmjes medait kanë raportuar se Lëvizje Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë arritur marrëveshje për krijimin e qeverisë së re.
Edhe Vjosa Osmani ka folur pak pas zhvillimeve të fundit, dhe konfirmimit se nesër pritet nënshkrimi i marrëveshjes VV-LDK.
Në Facebook ajo ka postuar një thënie të veprimtarit të njohur kombëtar, Jusuf Gërvalla.
Në të thuhet se rruga e nderit është më e zorshmja, por që është e vetmja dhe e vërteta për njeriun.
Postimi i Vjosa Osmanit:
Rruga e nderës asht ma e zorshmja, po ma e mira dhe e vetmja rrugë e vërtetë për njeriun.
Dhe, kush u mundue për nder, nder ka gjetë!.
